Drejtoria e Burimeve Njerëzore, në zbatim të përcaktimeve të ligjit 152/2013, “Për Nëpunësin Civil” të ndryshuar, VKM-së nr. 242, datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, të ndryshuar, ka zhvilluar verifikimin paraprak të kandidatëve për pozicionin vakant në KLSH të shpallur me Urdhrin e Brendshëm të Kryetarit të KLSH nr. 98, datë 16.10.2024 për:
- 1 (një) vend në pozicionin “Përgjegjës i Sektorit të Financës”.
Në përfundim të procesit të verifikimit,
KONSTATOI:
Për pozicionin “Përgjegjës i Sektorit të Financës” plotëson kriteret për të vazhduar konkurrimin kandidati,
Alketa Kalleshi
Testimi me shkrim për pozicionin e mësipërm do të zhvillohet më datë 25.11.2024, ora 11:00, ndërsa intervista e strukturuar do të zhvillohet më datë 27.11.2024, ora 11:00 në ambientet e KLSH-së.