KONTROLLI I LARTË I SHTETIT Rezultatet e verifikimit paraprak

Drejtoria e Burimeve Njerëzore , bazuar në nenin 22 të Ligjit 152/2013, “Për Nëpunësin Civil“ si dhe në VKM Nr. 118, datë 5.3.2014 “Për procedurat e emërimit, rekrutimit, menaxhimit dhe përfundimit të marrëdhënies në shërbimin civil të nëpunësve civilë të nivelit të lartë drejtues dhe të anëtarëve të TND-së” i ndryshuar, ka zhvilluar verifikimin paraprak të kandidatëve për pozicionet vakante në KLSH të përcaktuara në Urdhrin e Brendshëm të Kryetarit të KLSH Nr. 38, datë 02.04.2021  për:

 

  1. I. Për 1 (një) vend në pozicionin e Drejtorit të Departamentit të Auditimit të Shoqërive Publike dhe Investimeve të Huaja: Kërkesat për kandidatët e këtyre vendeve të punës janë: Të kenë kryer arsimin e lartë dhe të jenë jo më poshtë se niveli Master Shkencor në Drejtësi.

 

KONSTATOI:

 

I .Për 1 (një) vend në pozicionin e Drejtorit të Departamentit të Auditimit të Shoqërive Publike dhe Investimeve të Huaja: Kërkesat për kandidatët e këtyre vendeve të punës janë: Të kenë kryer arsimin e lartë dhe të jenë jo më poshtë se niveli Master Shkencor në Drejtësi, nuk është depozituar asnjë aplikim.

 

Për këtë arsye procedura e konkurimit mbyllet.

Komiteti i Përhershëm i Pranimit në përputhje me nenin 22 të Ligjit 152/2013,“Për Nëpunësin Civil“ i ndryshuar dhe në VKM nr. 243 datë 18.03.2015,“Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive“ i ndryshuar:

 

KONSTATOI:

 

Për vendet e lira të publikuara përkatësisht për:

 

  1. Për 1 (një) vend në pozicionin e Audituesit në Departament Auditimi(Rihapur). Kërkesat për kandidatët e këtij vendi pune janë: Të kenë kryer arsimin e lartë dhe të jenë diplomuar në Master Shkencor në Administrim Biznesi.

 

Mori pjesë kandidati si më poshtë:

 

  1. Artur Halilaj

 

 

Kandidati nuk ka marrë pikët e nevojshme për të kaluar në fazën e intervistës së strukturuar me gojë

Konkursi mbyllet pa fitues.

Drejtoria e Burimeve Njerëzore , bazuar në nenin 22 të Ligjit 152/2013, “Për Nëpunësin Civil“ si dhe në VKM nr. 243 datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjes paralele, periudhën e provës, dhe emërimin në kategorinë ekzekutive“ i ndryshuar, ka zhvilluar verifikimin paraprak të kandidatëve për pozicionet vakante në KLSH të përcaktuara në Urdhrin e Brendshëm të Kryetarit të KLSH Nr. 39, datë 06.04.2021 për:

 

  1. Për 1 (një) vend në pozicionin e Audituesit në Departament Auditimi. Kërkesat për kandidatët e këtij vendi pune janë: Të kenë kryer arsimin e lartë dhe të jenë diplomuar në Drejtësi;

Plotëson kriteret e kërkuara për të vazhduar konkurrimin, kandidati:

 

  1. Alger Osmani
  2. Bardhi Koçi

 

 

  1. Për 1 (një) vend në pozicionin e Audituesit në Departament Auditimi. Kërkesat për kandidatët e këtij vendi pune janë: Të kenë kryer arsimin e lartë dhe të jenë diplomuar në Marrëdhënie Ndërkombëtare;

Plotëson kriteret e kërkuara për të vazhduar konkurrimin, kandidati:

 

  1. Sadin Ahmagjokaj

 

 

Testimi me shkrim do të zhvillohet ditën e mërkurë, më datë 02.06.2021, ora 10.00.

 

 

Ankesat për rezultatet e verifikimit paraprak të bëhen brenda 5 ditëve pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore.

Drejtoria e Burimeve Njerëzore , bazuar në nenin 22 të Ligjit 152/2013, “Për Nëpunësin Civil“ si dhe në VKM nr. 243 datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjes paralele, periudhën e provës, dhe emërimin në kategorinë ekzekutive“ i ndryshuar, ka zhvilluar verifikimin paraprak të kandidatëve për pozicionet vakante në KLSH të përcaktuara në Urdhrin e Brendshëm të Kryetarit të KLSH Nr. 40, datë 06.04.2021 për:

 

  1. Për 1 (një) vend në pozicionin e Audituesit në Departament Auditimi. Kërkesat për kandidatët e këtij vendi pune janë: Të kenë kryer arsimin e lartë dhe të jenë diplomuar në Drejtësi;

 

Plotësojnë kriteret e kërkuara për të vazhduar konkurrimin, kandidatët:

 

  1. Nexhmije Kuka

 

 

Testimi me shkrim do të zhvillohet ditën e mërkurë, më datë 02.06.2021, ora 10.00.

 

 

Ankesat për rezultatet e verifikimit paraprak të bëhen brenda 5 ditëve pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore.