Drejtoria e Burimeve Njerëzore, në zbatim të përcaktimeve të ligjit 152/2013, “Për Nëpunësin Civil” të ndryshuar, VKM-së nr. 243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” të ndryshuar, ka zhvilluar verifikimin paraprak të kandidatëve për pozicionet vakante në KLSH të shpallura me Urdhrin e Brendshëm të Kryetarit të KLSH nr. 93, datë 26.09.2024 për:
- Për 1 (një) vend në pozicionin Auditues i Parë në Departamentin e Auditimit të Performancës – diplomuar minimumi në Master Profesional në Shkenca Edukimi.
Në përfundim të procesit të verifikimit,
KONSTATOI:
Për 1 (një) vend në pozicionin Auditues i Parë në Departamentin e Auditimit të Performancës – diplomuar minimumi në Master Profesional në Shkenca Edukimi, plotësojnë kriteret e kërkuara për të vazhduar konkurrimin kandidatët:
- Andi Hasandoçaj
- Liverta Gjonçe
- Margarita Kela
Testimi me shkrim për pozicionet e mësipërme do të zhvillohet më datë 29.10.2024, ora 11:00 në ambientet e KLSH-së.
Ankesat për rezultatet e verifikimit paraprak të bëhen brenda 5 ditëve kalendarike pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore.