Drejtoria e Burimeve Njerëzore, në zbatim të ligjit 152/2013, “Për Nëpunësin Civil” të ndryshuar, VKM-së nr. 243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” të ndryshuar, ka zhvilluar verifikimin paraprak të kandidatëve për pozicionet vakante në KLSH të shpallura me Urdhrin e Brendshëm të Kryetarit të KLSH nr. 49, datë 26.04.2024 konkretisht për:
- 1 (një) vend në pozicionin Auditues i Parë në Departamentin e Auditimit të Mbrojtjes, Sigurisë dhe Pronës Publike – diplomuar në Master Shkencor në Shkenca Ekonomike.
Në përfundim të procesit të verifikimit,
KONSTATOI:
Plotëson kriteret e kërkuara për të vazhduar konkurrimin për pozicionin e sipërcituar, kandidati: Marjeta Ujkashi
Testimi me shkrim për pozicionin e mësipërm do të zhvillohet ditën e mërkurë, më datë 05.06.2024, ora 10:00 në ambientet e KLSH-së.
Ankesat për rezultatet e verifikimit paraprak të bëhen brenda 5 ditëve kalendarike pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore.
Drejtoria e Burimeve Njerëzore, në zbatim të Ligjit 152/2013, “Për Nëpunësin Civil” të ndryshuar, VKM-së nr. 242, datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, të ndryshuar, ka zhvilluar verifikimin paraprak të kandidatëve për pozicionet vakante në KLSH të shpallura me Urdhrin e Brendshëm të Kryetarit të KLSH nr. 50, datë 30.04.2024 për:
- 1 (një) vend në pozicionin “Drejtor i Drejtorisë së Sigurisë, Etikës dhe Integritetit”.
Në përfundim të procesit të verifikimit,
KONSTATOI:
Për pozicionin e “Drejtor i Drejtorisë së Sigurisë, Etikës dhe Integritetit” plotëson kriteret për të vazhduar konkurrimin kandidati, Adhurim Banushaj
Testimi me shkrim për pozicionin e mësipërm do të zhvillohet ditën e hënë, më datë 03.06.2024, ora 10:00, ndërsa intervista e strukturuar do të zhvillohet ditën e mërkurë më datë 05.06.2024, ora 10:00 në ambientet e KLSH-së.