Komiteti i Pranimit në përputhje me përcaktimet e Ligjit 152/2013, “Për Nëpunësin Civil” të ndryshuar dhe VKM-së nr. 243 datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” të ndryshuar,
KONSTATOI:
Për vendet e lira të publikuara përkatësisht:
1. Për 1 (një) vend në pozicionin Auditues i Parë në Departamentin e Auditimit të Shoqërive Publike dhe Investimeve të Huaja – diplomuar në Master Shkencor në Farmaci, mori pjesë kandidati:
1. Aurora Limaj
Ka marrë pikët e nevojshme për të kaluar në fazën e intervistës së strukturuar me gojë kandidati:
Aurora Limaj
2. Për 1 (një) vend në pozicionin Auditues i Parë në Departamentin e Auditimit të Performancës – diplomuar në Master Shkencor në Shkenca Edukimi, kandidati nuk u paraqit në testimin me shkrim, procedura mbyllet.
3. Për 1 (një) vend në pozicionin Auditues i Parë në Drejtorinë e Auditit të Brendshëm – diplomuar në Master Shkencor në Shkenca Ekonomike, morën pjesë kandidatët:
1. Artur Mamadhaj
2. Besurie Dodaj
3. Erald Pepa
Ka marrë pikët e nevojshme për të kaluar në fazën e intervistës së strukturuar me gojë kandidati:
Erald Pepa
Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet ditën e enjte , më datë 30.05.2024 ora 11:30, në ambientet e KLSH-së.
Ankesat për rezultatet e testimit me shkrim mund të bëhen brenda 5 ditëve kalendarike pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore në Kontrollin e Lartë të Shtetit.