Drejtoria e Burimeve Njerëzore, në zbatim të Ligjit 152/2013, “Për Nëpunësin Civil” të ndryshuar, VKM-së nr. 242, datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese” të ndryshuar, ka zhvilluar verifikimin paraprak të kandidatëve për pozicionin vakant në KLSH të shpallur me Urdhrin e Brendshëm të Kryetarit të KLSH nr.18, datë 14.02.2024 për:
1 (një) vend në pozicionin “Drejtor i Drejtorisë së Sigurisë, Etikës dhe Integritetit” – diplomuar në Akademinë e Rendit Publik dhe në Shkenca Juridike.
Në përfundim të procesit të verifikimit,
KONSTATOI:
Plotëson kriteret e kërkuara për të vazhduar konkurrimin për pozicionin e sipërcituar kandidati: Ramadan Çaço
Testimi me shkrim për pozicionin e mësipërm do të zhvillohet ditën e martë, më datë 19.03.2024, ora 11:00 ndërsa intervista me gojë do të zhvillohet ditën e enjte më datë, 21.03.2024, ora 11:00 në ambientet e KLSH-së.
Ankesat për rezultatet e verifikimit paraprak të bëhen brenda 5 ditëve kalendarike pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore.