Drejtoria e Burimeve Njerëzore, në zbatim të përcaktimeve të Ligjit 152/2013, “Për Nëpunësin Civil” të ndryshuar, VKM-së nr. 243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” të ndryshuar, ka zhvilluar verifikimin paraprak të kandidatëve për pozicionet vakante në KLSH të shpallura me Urdhrin e Brendshëm të Kryetarit të KLSH-së nr.11, datë 19.01.2024. Në përfundim të procesit të verifikimit Drejtoria e Burimeve Njerëzore,
KONSTATOI:
1. Për 1 (një) vend në pozicionin Auditues i I (Parë) në Departamentin e Auditimit të Institucioneve Qendrore – diplomuar në Master Shkencor në Shkenca Ekonomike, plotësojnë kriteret e kërkuara për të vazhduar konkurrimin, kandidatët:
1. Almida Sterio
2. Artur Cengu
3. Irida Bushati
4. Mariglen Uruçi
5. Ylvi Aga
Për 1 (një) vend në pozicionin Auditues i I (Parë) në Departamentin e Auditimit të Perfomancës – diplomuar minimumi në Master Profesional – në Shkenca Juridike, plotësojnë kriteret e kërkuara për të vazhduar konkurrimin, kandidatët:
1. Bruno Rexhaj
2. Erjon Saliu
Testimi me shkrim për pozicionet e mësipërme do të zhvillohet diten e premte, me datë 23.02.2024 ora 10:00 në ambientet e KLSH-së.
Ankesat për rezultatet e verifikimit paraprak bëhen brenda 5 ditëve kalendarike pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore.