Drejtoria e Burimeve Njerëzore, në zbatim të Ligjit 152/2013, “Për Nëpunësin Civil” të ndryshuar, VKM-së nr. 118, datë 05.03.2014 “Për procedurat e emërimit, rekrutimit, menaxhimit dhe përfundimit të marrëdhënieve në shërbimin civil të nëpunësve civil të nivelit të lartë drejtues dhe anëtarëve të TND-së”, të ndryshuar, ka zhvilluar verifikimin paraprak të kandidatëve që kanë aplikuar për pozicionin e shpallur “Drejtor në Departamentin e Auditimit të Institucioneve Qendrore”, diplomuar në Shkenca Ekonomike.
Në përfundim të procesit të verifikimit,
KONSTATOI:
Plotëson kriteret e kërkuara për të vazhduar konkurrimin për pozicionin e “Drejtorit të Departamentit të Auditimit të Institucioneve Qendrore” kandidati,
- Qeram Cibaku
Testimi me shkrim për pozicionin e mësipërm do të zhvillohet ditën e enjte, më datë 07.09.2023, ora 11:00, ndërsa intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet ditën e hënë, më datë 11.09.2023, ora 11:30 në ambientet e KLSH-së.