Drejtoria e Burimeve Njerëzore, në zbatim të Ligjit 152/2013, “Për Nëpunësin Civil” të ndryshuar, VKM-së nr. 243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” të ndryshuar, ka zhvilluar verifikimin paraprak të kandidatëve për pozicionet vakante në KLSH të shpallura me Urdhrin e Brendshëm të Kryetarit të KLSH nr. 57, datë 21.07.2023 për:
- Për 2 (dy) vende në pozicionin Auditues i I (Parë) në Departamentin e Auditimit të Shoqërive Publike dhe Investimeve të Huaja – diplomuar në Master Shkencor në Shkenca Juridike.
- Për 1 (një) vend në pozicionin Auditues i I (Parë) në Departamentin e Auditimit të Institucioneve Qendrore – diplomuar në Master Shkencor në Shkenca Ekonomike.
Në përfundim të procesit të verifikimit,
KONSTATOI:
Plotësojnë kriteret e kërkuara për të vazhduar konkurrimin për pozicionet e sipërcituara, kandidatët:
- Për 2 (dy) vende në pozicionin Auditues i I (Parë) në Departamentin e Auditimit të Shoqërive Publike dhe Investimeve të Huaja:
- Admir Krrashi
- Armand Dervishi
- Armando Kaloshi
- Arselda Roci(Stojani)
- Bruno Rexhaj
- Enea Sali
- Klajdi Laska
- Ramadan Çaço
- Sara Zotaj
- Për 1 (një) vend në pozicionin Auditues i I (Parë) në Departamentin e Auditimit të Institucioneve Qendrore:
- Almida Sterjo
- Elisabeta Nika
- Gazmend Beshi
- Nertil Meta
Testimi me shkrim për pozicionet e mësipërme do të zhvillohet ditën e mërkurë, më datë 06.09.2023, ora 11:00 në ambientet e KLSH-së.
Ankesat për rezultatet e verifikimit paraprak të bëhen brenda 5 ditëve kalendarike pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore.