Kontrolli i Lartë i Shtetit njofton se Komiteti i Përhershëm i Pranimit, në përfundim të procedurave të ndjekura për përzgjedhjen e kandidatëve fitues përkatësisht;
I. Për 2 (dy) vende në pozicionin Auditues i Lartë në Departamentin e Auditimit të Buxhetit të Shtetit(Ngritje në detyrë)- kërkesat për kandidatët e vendeve të lira të punës janë: – Të kenë kryer arsimin e lartë dhe të jenë diplomuar jo më poshtë se niveli Master Shkencor në Shkenca Ekonomike.
Duke vlerësuar të gjithë dokumentacionin e konkurrimit, bazuar në Ligjin nr. 152/2013 “Për Nëpunësin Civil” i ndryshuar, në VKM nr. 242, datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese “ i ndryshuar,
VENDOSI:
I. Për 2 (dy) vende në pozicionin Auditues i Lartë në Departamentin e Auditimit të Buxhetit të Shtetit(Ngritje në detyrë)- kërkesat për kandidatët e vendeve të lira të punës janë: – Të kenë kryer arsimin e lartë dhe të jenë diplomuar jo më poshtë se niveli Master Shkencor në Shkenca Ekonomike;
-Kandidati Eralda Alhysa nuk ka marrë pikët e nevojshme për t’u shpallur fitues.
Konkursi mbyllet pa fitues.
Komiteti i Përhershëm i Pranimit në përputhje me nenin 22 të Ligjit 152/2013,“Për Nëpunësin Civil“ i ndryshuar dhe në VKM nr. 243 datë 18.03.2015,“Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive“, i ndryshuar:
NJOFTON:
Për vendet e lira të publikuara përkatësisht për:
I. Për 1 (një) vend në pozicionin Auditues i I (Parë) në Departamentin e Auditimit të IT;
II. Për 1 (një) vend në pozicionin Auditues i I (Parë) në Sektorin e Auditimit të Njësive Vendore të Nivelit të Parë, në Departamentin e Auditimit të Vetëqeverisjes Vendore ;
III. Për 1 (një) vend në pozicionin Auditues i I (Parë) në Sektorin e Auditimit të Njësive Vendore të nivelit të Dytë, në Departamentin e Auditimit të Vetëqeverisjes Vendore;
IV. Për 1 (një) vend në pozicionin Auditues i I (Parë) në Drejtorinë e Standarteve dhe Sigurimit të Cilësisë së Auditimit – kërkesat për kandidatët e vendeve të lira të punës janë: Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor/Master Profesional Shkenca Juridike/ Financë-Bankë.
Morën pjesë kandidatët si më poshtë:
1. Amar Bakalli
2. Aurela Doci
3. Majlinda Ndregjoni
4. Vasil Shandro
5. Vinjola Bërthamëza
Kanë marrë pikët e nevojshme për të kaluar në fazën e intervistës së strukturuar me gojë kandidatët:
1. Majlinda Ndregjoni
2. Vasil Shandro
3. Vinjola Bërthamëza
Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet ditën e martë, më datë 21 Shkurt 2023, ora 10.00 në zyrat e KLSH-së.