Komiteti i Pranimit në përputhje me përcaktimet e ligjit 152/2013, ”Për Nëpunësin Civil” të ndryshuar dhe VKM-së nr. 243 datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” të ndryshuar,
KONSTATOI:
Për vendin e lirë të publikuar përkatësisht:
- Për 1 (një) vend në pozicionin “Auditues i Lartë” në Departamentin e Auditimit të Teknologjisë së Informacionit – diplomuar në Master Shkencor në Shkenca Kompjuterike, morën pjesë kandidatët:
- Edsi Mënaj
- Rodjan Alimerkaj
Kanë marrë pikët e nevojshme për të kaluar në fazën e intervistës së strukturuar me gojë kandidatët:
- Edsi Mënaj
- Rodjan Alimerkaj
Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet më datë 10.12.2024 ora 10:30, në ambientet e KLSH-së.
Ankesat për rezultatet e testimit me shkrim mund të bëhen brenda 5 ditëve kalendarike pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore në Kontrollin e Lartë të Shtetit.