KOMISIONI QENDROR I ZGJEDHJEVE, VERIFIKIM PARAPRAK

Në përmbushje të pikës 1, të nenit 26, të ligjit nr. 152, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, të kreut II, të vendimit nr. 242, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, ju njoftojmë se:

Për procedurën e lëvizjes paralele për 1 (një) vend të lirë pune të kategorisë së ulët drejtuese, për pozicionin e punës Shef Sektori në Sektorin e Shërbimeve në Drejtorinë e Shërbimeve dhe Mirëmbajtjes në përfundim të afatit ligjor për dorëzimin e dokumentacionit, nuk është paraqitur asnjë kandidaturë.

 

Për një informacion të mëtejshëm, mund të kontaktoni në adresën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, rruga “Ibrahim Rugova”, Nr. 4, Tiranë si dhe të konsultoni faqen zyrtare në internet www.kqz.gov.al.

 

Në mbështetje të nenit 22, të ligjit nr. 152, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, kreut IV, të vendimit nr. 243, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, njoftojmë se:

Pas verifikimit paraprak të dokumentacionit, të kandidatëve që plotësojnë kërkesat e përgjithshme dhe të veçanta të pozicionit të punës, Specialist në Sektorin e Trajnimit të Administratës Zgjedhore në Drejtorinë e Administratës Zgjedhore të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, shpallet lista paraprake e kandidatëve që kualifikohen në fazën konkurrimi dhe intervistë e strukturuar me gojë, si më poshtë;

1. Antuela Male

2. Dashamir Kalluçi

3. Hermes Selgjeka

 

Për një informacion të mëtejshëm, mund të kontaktoni në adresën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, rruga “Ibrahim Rugova”, Nr.4, Tiranë si dhe të konsultoni faqen zyrtare në internet www.kqz.gov.al