Në zbatim të nenit 26, të ligjit nr. 152, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, të kreut III, të vendimit nr. 242, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, ju njoftojmë se:
Për procedurën “Ngritje në Detyrë” për vendin e lirë të punës së kategorisë së mesme drejtuese Drejtor Drejtorie në Drejtorinë për Digjitalizimin dhe Infrastrukturën Zgjedhore, në përfundim të afatit ligjor për dorëzimin e dokumentacionit, nuk është paraqitur asnjë kandidaturë.
Në zbatim të nenit 26, të ligjit nr. 152, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, të kreut III, të vendimit nr. 242, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, ju njoftojmë se:
Për procedurën “Ngritje në Detyrë” për vendin e lirë të punës së kategorisë së ulët drejtuese Shef Sektori në Sektorin e Hartimit të Akteve në Drejtorinë e Ligjshmërisë, në përfundim të afatit ligjor për dorëzimin e dokumentacionit, nuk është paraqitur asnjë kandidaturë.
Në mbështetje të nenit 22, të ligjit nr. 152, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, kreut IV, të vendimit nr. 243, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, njoftojmë se:
Për procedurën “Pranim në Shërbimin Civil” për 1 (një) vend të lirë pune të kategorisë ekzekutive, për pozicionin Specialist në Sektorin e Koordinimit për Logjistikën Zgjedhore në Drejtorinë e Logjistikës në përfundim të afatit ligjor për dorëzimin e dokumentacionit, nuk është paraqitur asnjë kandidaturë.
Për një informacion të mëtejshëm, mund të kontaktoni në adresën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, rruga “Ibrahim Rugova”, Nr.4, Tiranë si dhe të konsultoni faqen zyrtare në internet www.kqz.gov.al