KOMISIONI QENDROR I ZGJEDHJEVE, VERIFIKIM PARAPRAK

Në zbatim të nenit 26, të ligjit nr. 152, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, të kreut III, të vendimit nr. 242, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, ju njoftojmë se:

 

Për procedurën “Ngritje në Detyrë” për vendin e lirë të punës së kategorisë së ulët drejtuese Shef Sektori në Sektorin e Prokurimeve në Drejtorinë e Logjistikës në përfundim të afatit ligjor për dorëzimin e dokumentacionit, nuk është paraqitur asnjë kandidaturë.

 

Për një informacion të mëtejshëm, mund të kontaktoni në adresën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, rruga “Ibrahim Rugova”, Nr. 4, Tiranë si dhe të konsultoni faqen zyrtare në internet www.kqz.gov.al.