Në mbështetje të nenit 26, të ligjit nr. 152, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, të kreut II të vendimit nr. 242, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, ju njoftojmë se:
Për procedurën “Ngritje në Detyrë” për vendin e lirë të punës të kategorisë së ulët drejtuese, Shef Sektori në Sektorin e Materialeve Zgjedhore në Drejtorinë e Logjistikës dhe Digjitalizimit, Komiteti i Pranimit për Ngritje në Detyrë (KPND), në përfundim të procedurës së testimit me shkrim dhe intervistës së strukturuar me gojë shpalli fitues;
- Hektor Muço
Për sqarime të mëtejshme, mund të kontaktoni në adresën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, rruga “Ibrahim Rugova”, Nr.4, Tiranë si dhe të konsultoni faqen zyrtare në internet www.kqz.gov.al
Në mbështetje të nenit 26, të ligjit nr. 152, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, të kreut II të vendimit nr. 242, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, ju njoftojmë se:
Për procedurën “Ngritje në Detyrë”, për vendin e lirë të punës të kategorisë së ulët drejtuese, Shef Sektori në Sektorin për Denoncimet Ankimet dhe Sanksionet, në Drejtorinë e Ligjshmërisë Komiteti i Pranimit për Ngritje në Detyrë (KPND), në përfundim të procedurës së testimit me shkrim dhe intervistës së strukturuar me gojë shpalli fitues;
Zj. Ina Osmanaj
Për sqarime të mëtejshme, mund të kontaktoni në adresën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, rruga “Ibrahim Rugova”, Nr.4, Tiranë si dhe të konsultoni faqen zyrtare në internet www.kqz.gov.al
Në mbështetje të nenit 22, të ligjit nr. 152, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, kreut IV, të vendimit nr. 243, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, njoftojmë se:
Pas verifikimit paraprak të dokumentacionit, të kandidatëve që plotësojnë kërkesat e përgjithshme dhe të veçanta për 2 (dy) pozicionet e punës, Specialist në Sektorin e Administrimit dhe Zhvillimit të Votimit në Drejtorinë për Votimin nga Jashtë të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, shpallet lista paraprake e kandidatëve që kualifikohen në fazën konkurrimi dhe intervistë e strukturuar me gojë, si më poshtë;
1. Redion Lila
2. Saimir Beqari
Për sqarime të mëtejshme, mund të kontaktoni në adresën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, rruga “Ibrahim Rugova”, Nr.4, Tiranë si dhe të konsultoni faqen zyrtare në internet www.kqz.gov.al.