KOMISIONI QENDROR I ZGJEDHJEVE- VERFIKIM PARAPRAK

Përfundimi pa kandidatë i procedurës Lëvizje Paralele për pozicionin e punës

Specialist në Sektorin e Prokurimeve në Drejtorinë e Logjistikës

Në mbështetje të nenit 25, pikës 1, kreut V, të ligjit nr. 152 datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, vendimit nr. 243, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” i ndryshuar, ju njoftojmë se:

Për procedurën e lëvizjes paralele për 1 (një) vend të lirë pune të kategorisë ekzekutive, për pozicionin Specialist në Sektorin e Prokurimeve në Drejtorinë e Logjistikës në përfundim të afatit ligjor për dorëzimin e dokumentacionit, nuk është paraqitur asnjë kandidaturë.