Në zbatim të nenit 25, pikës 1, Kreut V, të ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar,“ Vendimit nr.243, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave,”Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, Kreut VII, “Lëvizja paralele në kategorinë ekzekutive”, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, njofton se:
Në Administratën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka 1(një) vend të lirë pune, për nëpunës civil të kategorisë ekzekutive,
♦ Specialist/jurist në Sektorin e Verifikimit të Dokumentave dhe Këshillimit Ligjor mbi Ankesa Administrative e Gjyqësore në Drejtorinë Juridike dhe Dokumentacionit Zgjedhor. Kategoria e pagës III-b.
Në zbatim të nenit 32 të ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, të Kreut VIII të Vendimit nr.118, datë 05.03.2014 Këshillit të Ministrave “Për procedurat e emërimit, rekrutimit, menaxhimit dhe përfundimit të marrëdhënies në shërbimin civil të nëpunësve civilë të nivelit të lartë drejtues dhe të anëtarëve të TND-së” i ndryshuar, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, njofton se:
Në Administratën e KQZ-së ka 1(një) vend të lirë pune në pozicionin,
♦ Drejtor i Përgjithshëm në Drejtorinë e Aministrimit të Zgjedhjeve. Kategoria e pagës II-a.
PER ME TEPER KLIKONI NE LINKUN BASHKENGJITUR archive (1)