Komisioni Qendror i Zgjedhjeve – Specialist Jurist prokurimesh në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore

 

 

 

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

   KOMISIONI QENDROR I ZGJEDHJEVE

 

 

                                                                                   

NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE

 

                                                                                                               Tiranë më 12.06.2019

 

 

  1. Lëvizja paralele brenda të njëjtës kategori

 

 

Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar Kreu V “Lëvizja paralele në kategorinë ekzekutive”, neni 25, pika 1, Vendimit të Këshillit të Ministrave, nr.243, datë 18.03.2015”Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar Kreut VII, “Lëvizja paralele në kategorinë ekzekutive”, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, njofton se:

  • Në Administratën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka një vend të lirë pune, për nëpunës civil të kategorisë ekzekutive, Specialist/Jurist prokurimesh në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore. Kategoria e pagës III-b.

 

 

v

  • Lëvizje Paralele

 

 

  • Kushtet minimale që duhet të plotësojnë kandidatët për lëvizjen paralele janë:
  1. të jetë nëpunës civil i konfirmuar, brenda së njëjtës kategori për të cilën aplikon;
  2. Të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
  3. Të ketë të paktën vlerësimin e fundit “mirë”ose”shumë mirë”;
  4. Të plotësojë kriteret e veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurim;

 

 

 

  • Përshkrimi i përgjithshëm i punës (detyrat kryesore) për këtë pozicion janë:
  • Merr pjesë në Njësinë e Prokurimit, ku ngarkohet me urdhër nga Titullari i Autoritetit Kontraktor (Sekretari i Përgjithshëm) dhe të kryejë veprimet proceduriale në përputhje me legjislacionin e prokurimit publik.

 

  • Ndjek afatet ligjore të urdhërave të prokurimit, harton dokumentat e tenderit , administron dosjen e prokurimit, merr pjesë në mbledhjet e njësisë , si dhe të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave dhe bën regjistrimin e procesverbaleve, të mbledhjeve të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave dhe Njesisë së Prokurimit.

 

 

  • Respekton afatet proceduriale të proçedurave të prokurimit, afate të parashikuara në ligjin dhe në rregullat e prokurimit publik.

 

  • Ndjek procedurën e botimeve që bëhen në buletinin e prokurimit pranë Agjensisë së Prokurimit Publik.

 

 

  • Ndjek me përpikmëri mënyrën e arkivimit të dosjeve të prokurimit, duke filluar që nga veprimet paraprake të llogaritjes së fondit limit, urdhëri i prokurimit e deri në publikimin e kontratës së nënshkruar.Brenda 6-mujorit të parë të vitit pasardhës dorëzon dosjen perkatëse

 

të procedurës së prokurimit në arkiv, konform rregullave të përcaktuara raportuar për problemet përkatëse të ndeshura gjatë punës së përditshme, si dhe gjatë zvillimit të procedurave të prokurimit ( kur ato ndeshen janë konfidenciale)

 

  • Jep sqarime kur i kërkohet, me cilësinë e anëtarit të Njësisë së Prokurimit, lidhur me dokumentacionin e tenderit, kandididatëve që paraqiten në tender dhe anëtarëve  të KVO-së

 

  • Kryen të gjitha veprimet e parashikuara në ligj dhe në rregullat e prokurimit publik për këtë lloj aktiviteti, në rastet kur ngarkohet si anëtar i komisionit të blerjeve të vogla.

 

  • Harton kontratat në përputhje me kërkesat e ligjit të prokurimit publik.

 

  • Ruan informacionin konfidencial që grumbullon gjatë zhvillimit të procedurave të prokurimit, si dhe informacionet e tjera.
  • Të kryejë dhe të ushtrojë çdo kompetencë tjetër që i jepet nga eprori, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
  • Kërkesat e veçanta për këtë vend pune janë:

Arsim i lartë, master shkencor, në shkencat Juridike;

Përvoja: Eksperiencë në punë jo më pak se 2(dy) vjet në administratë,avantazh në fushën e

prokurimeve;

Të ketë njohuri të gjera të demostruara në fushën e prokurimit publik, njohuri shumë të mira të procedurave zgjedhore, aftësi për të dhënë mendime alternative të mbështetura në përvojën profesionale, aftësi për të vlerësuar opsione zgjidhjesh dhe për të parashikuar pasojat nga përzgjedhja e tyre, aftësi për të punuar në ekip, transparencë në punë, aftësi për të punuar nën presion, me orar të zgjatur edhe jashtë vendbanimit;

Të disponojë dëshmi/certifikatë dhe të flasë e të shkruajë një gjuhë të BE, avantazh anglisht;

 

Kandidati duhet të dërgojë me postë ose dorazi në një zarf të mbyllur, në zyrën e Protokollit të KQZ-së, dokumentet e dosjes së tij personale,

– Letër motivimi për aplikim në vendin vakant.

– Një kopje të jetëshkrimit.

– Një numër kontakti dhe adresën e plotë të vendbanimit.

– Fotokopje e diplomës, nëse aplikanti disponon një diplomë të një universiteti të huaj duhet ta

ketë të njësuar pranë Ministrisë së Arsimit.

– Fotokopje e diplomës me listën të notave, nëse ka një diplomë dhe listë notash të ndryshme

me vlerësimin e njohur në Shtetin Shqiptar, aplikanti duhet ta ketë të konvertuar atë sipas

sistemit shqiptar.

– Fotokopje të një vlerësimi vjetor.

– Aktin e emërimit si nëpunës civil.

– Vërtetim nga punëdhënësi i fundit, që aplikanti nuk ka masë disiplinore në fuqi.

– Fotokopje librezës së punës.

– Çertifikata ose dëshmi të kualifikimeve, trajnimeve në fushën e zgjedhjeve.

– Fotokopje të kartës së identitetit.

– Vërtetim i gjendjes gjyqësore.

 

  • Në intervistë kandidatët do të vlerësohen për njohuritë e tyre në këto fusha:

 

– Njohuritë për Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë;

 

-Ligjin nr.10019, datë 28.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë;

– Ligjin nr.152/2013, “Për nëpunësin civil”;

– Ligjin nr.9131, datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike;

– Ligjin Nr. 9643, datë 20.11.2016,” Për prokurimin publik”, i ndryshuar;

– Kodin e Procedurave Administrative;

– Ligjin nr.119/2014, “Për të drejtën e informimit”;

– Rregulloren e Brendshme të KQZ-së.

Ky dokumentacion duhet të dorëzohet nga kandidati deri në datën 21.06.2019

Rezultatet për verifikimin paraprak të kushteve minimale të procedures së lëvizjes paralele dhe tëpërmbushjes së kritereve specifike të vendit të punës do të dalin në datën 24.06.2019 nëpërmjetshpalljes së listës emërore të verifikimit paraprak të kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin, në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, dhe në faqen zyrtare të Institucionit të KQZ-së. Ankesat nga kandidatët paraqiten në Njësinë Përgjegjëse, brenda 3 ditëve kalendarike nga shpallja e listës dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e përfundimit të afatit të ankimit.

Në datën 01.07.2019 do të shpallet lista e verifikimit përfundimtar të kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të KQZ-së dhe në stendën e informimit të publikut. Këta do të jenë ata që plotësojnë kushtet minimale të lëvizjes paralele dhe kushtet e veçanta, të kërkuara më sipër, si dhe të kualifikuarit pas procesit ankimor.

Intervista me gojë do të zhvillohet në ambientet e KQZ-së në datën 04.07.2019, ora 10:00

  • Mënyra e vlerësimit të kandidatëve:

Nëpërmjet dokumentacionit të dorëzuar dhe intervistës së strukturuar me gojë.

Totali i pikëve të vlerësimit të kandidateve është 100 pikë, të cilat ndahen përkatësisht:

  • 40 pikë për dokumentacionin e dorëzuar i ndarë: 20 pikë përvojë, 10 pikë për trajnime apo

kualifikime të lidhura me fushën përkatëse, 10 pikë për certifikimin pozitiv ose për vlerësimet e rezultateve individuale në punë.

  • 60 pikë për intervistën e strukturuar me gojë;

 

Komisioni, në përfundim të vlerësimit rendit kandidatët sipas pikëve të grumbulluara. Njesia e burimeve njerëzore të institucionit, brenda 24(njëzet e katër) orëve nga dita që komisioni i njofton vendimin e tij, njofton individualisht kandidatët në datën 05.07.2019.

Kandidatët, kanë të drejtë të bëjnë ankim me shkrim edhe në komisionin e brendshëm për lëvizjen paralele për rezultatin e vlerësimit, brenda 3(tri) ditëve kalendarike nga data e përfundimit të afatit të ankimit deri në datën 08.07.2019.

 

 

 

Komisioni brenda 24(njëzet e katër) orëve, pas përfundimit të procedurave të ankimit përzgjedh kandidatin i cili renditet i pari ndër kandidatët që kanë marrë të paktën 70 pikë(70% të pikëve) për t’u emëruar në pozicionin Specialist/Jurist Prokurimesh  në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore.

Kandidati fitues do të shpallet në datën 09.07.2019.

Njoftimi do të bëhet: në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të KQZ-s së dhe

në stendën e informimit të publikut, në datën 15.07.2019 pas përfundimit të afateve të ankimimit.

Shpallja është e hapur për të gjithë nëpunësit civil të kategorisë ekzekutive, në të gjitha institucionet

pjesë e shërbimit civil.

 

Drejtoria e Burimeve Njerëzore