KOMISIONI QENDROR I ZGJEDHJEVE, SHPALLJE FITUESI

Në përmbushje të pikës 1, të nenit 26, të ligjit nr. 152, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, të kreut II, të vendimit nr. 242, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, ju njoftojmë se:

Për procedurën e lëvizjes paralele për 1 (një) vend të lirë pune të kategorisë së ulët drejtuese, për pozicionin e punës Shef Sektori në Sektorin e Zhvillimeve Digjitale në Drejtorinë e Logjistikës dhe Digjitalizimit në përfundim të afatit ligjor për dorëzimin e dokumentacionit, nuk është paraqitur asnjë kandidaturë.

Për një informacion të mëtejshmëm, mund të kontaktoni në adresën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, rruga “Ibrahim Rugova”, Nr. 4, Tiranë si dhe të konsultoni faqen zyrtare në internet www.kqz.gov.al.