KOMISIONI QENDROR I ZGJEDHJEVE, SHPALLJE FITUESI

Në mbështetje të nenit 26 të ligjit nr. 152, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, të kreut III të vendimit nr. 242, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, ju njoftojmë se:

Pas verifikimit paraprak të dokumentacionit, të kandidatëve që plotësojnë kërkesat e përgjithshme dhe të veçanta për procedurën “Ngritje në detyrë”, për pozicionin e punës Shef Sektori në Sektorin e Koordinimit dhe Informimit në Drejtorinë për Votimin nga Jashtë të përcaktuara në shpalljen për konkurim, shpallet lista paraprake e kandidatëve që kualifikohen në fazën konkurrimi dhe intervistës së strukturuar me gojë, si më poshtë;

 

Zj. Elona Demollari

Për sqarime të mëtejshme, mund të kontaktoni në adresën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, rruga “Ibrahim Rugova”, Nr.4, Tiranë si dhe të konsultoni faqen zyrtare në internet www.kqz.gov.al.