Në përmbushje të nenit 26, të ligjit nr. 152, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, të kreut II, të vendimit nr. 242, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, ju njoftojmë se:
Pas verifikimit paraprak të dokumentacionit, të kandidatëve që përmbushin kushtet minimale dhe kërkesat e veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurim për procedurën e lëvizjes paralele, për vendin e lirë të punës Shef në Sektorin e Shërbimeve Mbështetëse në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve Mbështetëse njësia përgjegjëse shpall listën paraprake të kandidatëve që kualifikohen në fazën e intervistës me gojë, si më poshtë;
1. Hektor Muço
Për sqarime të mëtejshme, mund të kontaktoni në adresën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, rruga “Ibrahim Rugova”, Nr. 4, Tiranë si dhe të konsultoni faqen zyrtare në internet www.kqz.gov.al.
Në mbështetje të nenit 25, pikës 1, të ligjit nr. 152 datë 30.05.2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, kreut VII, të vendimit nr. 243, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për pranimin, lëvizjen paralele periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” i ndryshuar, ju njoftojmë se:
Për procedurën e lëvizjes paralele për 1 (një) vend të lirë pune të kategorisë ekzekutive, për pozicionin specialist në Sektorin për Denoncimet Ankimet dhe Sanksionet në Drejtorinë e Ligjshmërisë, në përfundim të afatit ligjor për dorëzimin e dokumentacionit, nuk është paraqitur asnjë kandidaturë.
Për sqarime të mëtejshme, mund të kontaktoni në adresën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, rruga “Ibrahim Rugova”, Nr.4, Tiranë si dhe të konsultoni faqen zyrtare në internet www.kqz.gov.al.