Në mbështetje të nenit 26, të ligjit nr. 152, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, të kreut II të vendimit nr. 242, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, ju njoftojmë se:
Për procedurën “Ngritje në Detyrë” për vendin e lirë të punës të kategorisë së ulët drejtuese, Shef Sektori në Sektorin e Burimeve Njerëzore në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve Mbështetëse, Komiteti i Pranimit për Ngritje në Detyrë (KPND), në përfundim të procedurës së testimit me shkrim dhe intervistës së strukturuar me gojë shpalli fitues;
Zj. Elona Dai
Për sqarime të mëtejshme, mund të kontaktoni në adresën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, rruga “Ibrahim Rugova”, Nr.4, Tiranë si dhe të konsultoni faqen zyrtare në internet www.kqz.gov.al