Në zbatim të nenit 26 të ligjit nr.152, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, kreut III, nenit 32, të vendimit nr.242, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, njësia përgjegjëse e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ju njofton se u zhvilluan procedurat e testimit me shkrim dhe intervistës së strukturuar me gojë për pozicionin e punës, Shef i Sektorit të Trajnimit, në Drejtorinë e Komisioneve dhe Materialeve Zgjedhore.
Komiteti i Pranimit për Ngritjen në Detyrë, (KPND), vendosi përfundimin e procedurës pa asnjë të përzgjedhur.
Për sqarime të mëtejshme, mund të kontaktoni në adresën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, rruga “Ibrahim Rugova”, Nr.4, Tiranë si dhe të konsultoni faqen zyrtare në internet www.kqz.gov.al.
Në zbatim të nenit 25, të ligjit nr.152 datë 30.05.2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, kreut VII, të vendimit nr. 243, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për pranimin, lëvizjen paralele periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” i ndryshuar, ju njoftojmë se:
Pas përfundimit të afatit ligjor për dorëzimin e dokumentacionit të kandidatëve për procedurën lëvizje paralele, për vendin e lirë të punës Specialist në Drejtorinë e Buxhetit dhe të Financës nuk u paraqit asnjë kandidaturë për konkurim.
Për sqarime të mëtejshme, mund të kontaktoni në adresën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, rruga “Ibrahim Rugova”, Nr.4, Tiranë si dhe të konsultoni faqen zyrtare në internet www.kqz.gov.al.