Në zbatim të nenit 25, të ligjit nr.152 datë 30.05.2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, kreut VII, të vendimit nr. 243, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për pranimin, lëvizjen paralele periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” i ndryshuar, ju njoftojmë se:
Procedura e lëvizjes paralele për 1 (një) vend të lire pune të kategorisë ekzekutive, në pozicionin Specialist në Sektorin e Dekriminalizimit në Drejtorinë e Juridike dhe Dokumentacionit Zgjedhor, përfundon pa kandidatë fitues.
Për sqarime të mëtejshme, mund të kontaktoni në adresën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, rruga “Ibrahim Rugova”, Nr.4, Tiranë si dhe të konsultoni faqen zyrtare në internet www.kqz.gov.al.
Në zbatim të nenit 26 të ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, Kreut III të Vendimit nr.242, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, ju njoftojmë se:
Pas verifikimit paraprak të dokumentacionit, të kandidatëve që përmbushin kushtet dhe kërkesat e posaçme të përcaktuara në shpalljen për konkurim, për vendin e lirë të punës drejtor në Drejtorinë e Buxhetit dhe Financës, shpallim listën paraprake të kandidatëve që kualifikohen në fazën konkurimi – testimi dhe intervistës së strukturuar me gojë, si më poshtë;
- Besnik Çina
- Erjona Ahmetaj
Për sqarime të mëtejshme, mund të kontaktoni në adresën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, rruga “Ibrahim Rugova”, Nr.4, Tiranë si dhe të konsultoni faqen zyrtare në internet www.cec.gov.al.