KOMISIONI QENDROR I ZGJEDHJEVE SHPALLJE FITUESI

Në zbatim të nenit 26 të ligjit nr.152, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, kreut  III  të vendimit nr.242, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, njësia përgjegjëse e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ju njofton se u zhvilluan procedurat e testimit me shkrim dhe intervistës së strukturuar me gojë për pozicionin e punës, Drejtor në Drejtorinë e Kontrollit financiar dhe Auditit të Brendshëm.

 

Komiteti i Pranimit për Ngritjen në Detyrë, në përfundim të procedurës, shpalli fitues për pozicionin e punës Drejtor në Drejtorinë e Kontrollit financiar dhe Auditit të Brendshëm kandidatin,

zj.Valbona Ballgjini.

 

Për sqarime të mëtejshme, mund të kontaktoni në adresën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, rruga “Ibrahim Rugova”, Nr.4, Tiranë si dhe të konsultoni faqen zyrtare në internet www.kqz.gov.al.

Në zbatim të ligjit nr.152, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin  civil” i ndryshuar, vendimit nr.118, të Këshillit të Ministrave datë 05.03.2014, “Për procedurat e emërimit, rekrutimit, menaxhimit dhe përfundimit të marrëdhënies në shërbim civil të nëpunësve civilë të nivelit të lartë drejtues dhe të anëtarëve të TND-së”, i ndryshuar, njësia përgjegjëse e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ju njofton se u zhvilluan procedurat e testimit me shkrim dhe intervistës së strukturuar me gojë për pozicionin e punës, Drejtor në Drejtorinë Përgjithshme të Administrimit të Zgjedhjeve.

 

Komiteti i Pranimit për Konkurrim, në përfundim të procedurës, shpalli fitues për pozicionin e punës Drejtor në Drejtorinë e Përgjithshme të Administrimit të Zgjedhjeve kandidatin,

zj.Majlinda Çelmeta.

 

Për sqarime të mëtejshme, mund të kontaktoni në adresën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, rruga “Ibrahim Rugova”, Nr.4, Tiranë si dhe të konsultoni faqen zyrtare në internet www.kqz.gov.al.