Në zbatim të nenit 26, kreut V, të ligjit nr.152, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, “vendimit nr.242, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave,”Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese” i ndryshuar, njësia përgjegjëse e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ju njofton se u zhvilluan procedurat e testimit me shkrim dhe intervistës së strukturuar me gojë për pozicionin e punës, Shef i Sektorit të Mjeteve dhe Materialeve Zgjedhore në Drejtorinë e Komisioneve dhe Materialeve Zgjedhore.
Komiteti i Përhershëm i Pranimit në përfundim të procedurës së testimit me shkrim dhe intervistës së strukturuar me gojë shpalli fitues,
znj.Enkelejda Çeço
Për sqarime të mëtejshme, mund të kontaktoni në adresën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, rruga “Ibrahim Rugova”, Nr.4, Tiranë si dhe të konsultoni faqen zyrtare në internet www.kqz.gov.al.
Në zbatim të nenit 22, pikës 5, kreut IV, të ligjit nr.152, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, vendimit nr.243, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave,”Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” i ndryshuar, njësia përgjegjëse e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ju njofton se u zhvilluan procedurat e testimit me shkrim dhe intervistës së strukturuar me gojë për pozicionin e punës, Specialist në Drejtorinë e Buxhetit dhe Financës.
Komiteti i Përhershëm i Pranimit në përfundim të procedurës së testimit me shkrim dhe intervistës së strukturuar me gojë shpalli fitues,
znj.Eva Ferko
Për sqarime të mëtejshme, mund të kontaktoni në adresën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, rruga “Ibrahim Rugova”, Nr.4, Tiranë si dhe të konsultoni faqen zyrtare në internet www.kqz.gov.al.