KOMISIONI QENDROR I ZGJEDHJEVE, SHPALLJE FITUESI

Në mbështetje të nenit 26, të ligjit nr. 152, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, të kreut II të vendimit nr. 242, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, ju njoftojmë se:

Për procedurën “Lëvizje Paralele” për vendin e lirë të punës të kategorisë së mesme drejtuese, Drejtor Drejtorie në Drejtorinë e Subjekteve Zgjedhore, Mbikëqyrjes Financiare dhe Monitorimit të Fushatës Komiteti i Pranimit për Lëvizjen Paralele (KPLP), në përfundim të intervistës së strukturuar me gojë shpalli fitues;

Znj. Pavlina DOÇAJ

Për një informacion të mëtejshëm, mund të kontaktoni në adresën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, rruga “Ibrahim Rugova”, Nr.4, Tiranë si dhe të konsultoni faqen zyrtare në internet www.kqz.gov.al