Në zbatim të nenit 25, pikës 1, të ligjit nr. 152 datë 30.05.2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, kreut VII, të vendimit nr. 243, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për pranimin, lëvizjen paralele periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” i ndryshuar, ju njoftojmë se:
Për procedurën e lëvizjes paralele për 2 (dy) vende të lira pune të kategorisë ekzekutive, për pozicionin Specialist në Sektorin e Koordinimit dhe Informimit, në Drejtorinë për Votimin nga Jashtë në përfundim të afatit ligjor për dorëzimin e dokumentacionit, nuk është paraqitur asnjë kandidaturë.
Për sqarime të mëtejshme, mund të kontaktoni në adresën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, rruga “Ibrahim Rugova”, Nr.4, Tiranë si dhe të konsultoni faqen zyrtare në internet www.kqz.gov.al.
Në mbështetje të nenit 25, pikës 1, të ligjit nr. 152 datë 30.05.2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, kreut VII, të vendimit nr. 243, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për pranimin, lëvizjen paralele periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” i ndryshuar, ju njoftojmë se:
Për procedurën e lëvizjes paralele për 1 (një) vend të lirë pune të kategorisë ekzekutive, për pozicionin specialist në Sektorin e Edukimit dhe Informimit në Drejtorinë e Komunikimit dhe Koordinimit, në përfundim të afatit ligjor për dorëzimin e dokumentacionit, nuk është paraqitur asnjë kandidaturë.
Për sqarime të mëtejshme, mund të kontaktoni në adresën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, rruga “Ibrahim Rugova”, Nr.4, Tiranë si dhe të konsultoni faqen zyrtare në internet www.kqz.gov.al.
Në mbështetje të nenit 22, pikës 5, kreut IV, të ligjit nr. 152, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, vendimit nr. 243, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” i ndryshuar, njësia përgjegjëse e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ju njofton se u zhvilluan procedurat e testimit me shkrim dhe intervistës së strukturuar me gojë për pozicionin e punës, specialist në Sektorin e Auditit të Brendshëm.
Komiteti i Përhershëm i Pranimit në përfundim të procedurës së testimit me shkrim dhe intervistës së strukturuar me gojë shpalli fitues;
Zj. Teuta Meta
Për sqarime të mëtejshme, mund të kontaktoni në adresën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, rruga “Ibrahim Rugova”, Nr. 4, Tiranë si dhe të konsultoni faqen zyrtare në internet www.kqz.gov.al.
Në zbatim të nenit 25, pikës 1, të ligjit nr. 152 datë 30.05.2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, kreut VII, të vendimit nr. 243, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për pranimin, lëvizjen paralele periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” i ndryshuar, ju njoftojmë se:
Pas verifikimit paraprak të dokumentacionit, të kandidatëve që përmbushin kushtet e lëvizjes paralele dhe kërkesat e veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurim për procedurën e lëvizjes paralele, për vendin e lirë të punës të specialist në Sektorin e Dokumentacionit Zgjedhor dhe Trajnimeve në Drejtorinë e Administratës Zgjedhore njësia përgjegjëse shpall listën paraprake të kandidatëve që kualifikohen në fazën e intervistës me gojë, si më poshtë;
1. Zj. Erida Turullaj
Për sqarime të mëtejshme, mund të kontaktoni në adresën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, rruga “Ibrahim Rugova”, Nr.4, Tiranë si dhe të konsultoni faqen zyrtare në internet www.kqz.gov.al.