KOMISIONI QENDROR I ZGJEDHJEVE Njoftim

Në zbatim  të nenit 42 , gërmës “c”,  pika 2,  të nenit 164 të ligjit nr.44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative”,  shpalljes për publikim me nr.585, datë 25.01.2021 të drejtorisë së burimeve njerëzore  për shpalljen e listës paraprake të kandidatit që përmbush kushtet dhe kërkesat e veçanta për procedurën ngritje në detyrë njoftojmë se:

 

Për shkak të pjesëmarrjes së 1(një) kandidati dhe mosparaqitjes së asnjë aplikimi tjetër për konkurrim, rëndësisë së momentit në të cilin KQZ ndodhet, me qëllim mirëadministrimin dhe organizimin e procesit zgjedhor, për zgjedhjet për Kuvend të datës 25 prill 2021, çmohet e nevojshme plotësimi i këtij pozicioni pune.

 

Konkurrimi  për pozicionin e punës Drejtor i Drejtorisë Kontrollit Financiar dhe Auditit të Brendshëm do të zhvillohet me datë 05.02.2021 në ambientet e KQZ-së, ora 12:00.

 

 

Për sqarime të mëtejshme, mund të kontaktoni në adresën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, rruga “Ibrahim Rugova”, Nr.4, Tiranë si dhe të konsultoni faqen zyrtare në internet www.kqz.gov.al.