Në zbatim të nenit 26, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të pikave 1 dhe
2, kreut II të vendimit nr. 242, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për plotësimin e vendeve
të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, Njësia e Burimeve Njerëzore në
Institucionin e Komisionit të Prokurimit Publik, në përfundim të verifikimit paraprak të
kandidatëve, për përmbushjen e kërkesave të përgjithshme dhe të veçanta të shpallura në shpalljen
për konkurrim, njofton se për pozicionin:
1. “Përgjegjës” në Sektorin e Financës, Burimeve Njerëzore dhe Trajnimeve në Komisionin e Prokurimit Publik – Kategoria e pagës: III-1
– Kandidati i kualifikuar është: Znj Nevila Gjoka
Në zbatim të nenit 25, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, pikës 12 të kreut VII
të vendimit nr. 243, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave, “Për pranimin, lëvizjen paralele,
periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar,
Njësia e Burimeve Njerëzore në Institucionin e Komisionit të Prokurimit Publik, në përfundim të
vlerësimit të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të pranimit në shërbimin civil dhe
kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurrim, njofton se për pozicionin:
- “Specialist IT”, pranë “Sektorit të Teknologjisë së Informacionit dhe Publikimit” në “Drejtorinë e Monitorimit, Shërbimeve Mbështetëse dhe Financës”, në Komisionin e Prokurimit Publik, kategoria IV-1 (një vend vakant)
Nuk ka kandidat të kualiifikuar.