Komisioni i Prokurimit Publik, Vende te Lira Pune

Në zbatim të nenit 26 të ligjit nr. 152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, kreu V – “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, vendimit të Këshillit të Ministrave nr.242, datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar:, urdhrit nr. 36 datë 13.01.2025 “Për planin vjetor të pranimit në shërbimin civil për vitin 2025”njësia përgjegjëse pranë Komisionit të Prokurimit Publik shpall procedurën e lëvizjes paralele, ngritjes në detyrë dhe pranimit nga jashtë shërbimit civil për 2 (dy) pozicione vakante (vetëm 1 vend nga pozicionet e sipërpërmendura do jetë për pranim nga jashtë):

  • “Inspektor” në Komisionin e Prokurimit Publik – Kategoria: III-1, me profil ekonomist / jurist / inxhinier 2 (dy) vende vakante;

 

Në zbatim të nenit 22 dhe të nenit 25, të ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të kreut II, IV dhe VII, të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, urdhrit nr. 36, datë 13.01.2025 “Për planin vjetor të pranimit në shërbimin civil për vitin 2025”, njësia përgjegjëse pranë Komisionit të Prokurimit Publik shpall procedurën e lëvizjes paralele, dhe pranimit  në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive për pozicionin:

  •  “Specialist Jurist” në Sektorin e Monitorimit të Zbatimit të Vendimeve dhe Shërbimit Ligjor në Drejtorinë e Monitorimit Shërbimeve Mbështetëse dhe Financës në Komisionin e Prokurimit Publik – Kategoria: IV-1, një vend vakant

Në zbatim të nenit 22 dhe të nenit 25, të ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të kreut II, IV dhe VII, të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, urdhrit nr. 36, datë 13.01.2025 “Për planin vjetor të pranimit në shërbimin civil për vitin 2025”, njësia përgjegjëse pranë Komisionit të Prokurimit Publik shpall procedurën e lëvizjes paralele, dhe pranimit  në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive për pozicionin:

  • “Specialist Publikimi” pranë Sektorit të Teknologjisë së Informacionit dhe Publikimit në Drejtorinë e  Monitorimit, Shërbimeve Mbështetëse dhe Financës, në Komisionin e Prokurimit Publik – Kategoria e pagës: IV-1, një vend vakant.

 

 

 

PER ME TEPER KLIKONI NE LINKUN BASHKENGJITUR: Shpallje Specialist Publikimi1 Shpallje Specialist Jurist1 Shpallje Inspektor1