KOMISIONI I PROKURIMIT PUBLIK – SHPALLJE FITUESI

NJOFTIM MBI REZULTATET E VERIFIKIMIT PARAPRAK PËR PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL NË KATEGORINË EKZEKUTIVE

Në zbatim të nenit 22, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të pikës 4,  të Kreut IV, të Vendimit Nr. 243, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave, i ndryshuar,

Njësia e Burimeve Njerëzore në Institucionin e Komisionit të Prokurimit Publik, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kërkesave të përgjithshme dhe të veçanta të shpalljes për konkurrim, njofton se për pozicionin:

  1. Specialist Arkiv/Protokolli, pranë Sektorit të Shërbimeve Mbështetëse, në Komisionin e Prokurimit Publik – Kategoria: IV-a

Kandidati i kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit është:

  • Madalena Zyberlli

A. Testimi me shkrim do të zhvillohet në datën 28.02.2020, ora 10:00, në ambientet e Komisionit të Prokurimit Publik, Blv. “Dëshmorët e Kombit”, Sheshi “Nënë Tereza”, Kodi Postar 1010, Tiranë.

B. Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet në datën 04.03.2020, ora 14:00, në ambientet e Komisionit të Prokurimit Publik, Blv. “Dëshmorët e Kombit”, Sheshi “Nënë Tereza”, Kodi Postar 1010, Tiranë.