KOMISIONI I PROKURIMIT PUBLIK – SHPALLJE FITUESI

NJOFTIM MBI REZULTATET E VERIFIKIMIT PËR LËVIZJE PARALELE NË KATEGORINË E ULËT DHE TË MESME DREJTUESE

Në zbatim të nenit 26, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të Kreut II, të Vendimit Nr. 242, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, i ndryshuar,Njësia e Burimeve Njerëzore në Institucionin e Komisionit të Prokurimit Publik, në përfundim të verifikimit të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurrim, njofton se për pozicionet:

  • Inspektor, pranë Drejtorisë së Ankesave, në Komisionin e Prokurimit Publik-Kategoria: III-a

-Nuk ka kandidatë të kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit.

Për sa më sipër njoftojmë kandidatët se, duke filluar nga data 14.09.2020 do të njoftohen nëpërmjet portalit “Agjencisë Kombëtare të punësimit dhe aftësive” dhe faqes zyrtare të KPP-së, të gjithë kandidatët që kanë aplikuar për procedurën e ngritjes në detyrë, në lidhje me datën dhe vendin ku do të zhvillohet konkurimi.