Komisioni i Prokurimit Publik, Rezultatet e Verifikimit Paraprak

Në zbatim të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të vendimit të Këshillit të Ministrave, nr. 242, datë 18.03.2015, “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët edhe të mesme drejtuese” i ndryshuar, Njësia Përgjegjëse në institucionin e Komisionit të Prokurimit Publik, në përfundim të procedurës për ngritje në detyrë në kategorinë e ulët drejtuese, njofton se për pozicionin:

 

  1. “Përgjegjës” në Sektorin e Monitorimit Zbatimit të Vendimeve dhe Shërbimit Ligjor në Komisionin e Prokurimit Publik – Kategoria e pagës: III-1

Njofton se kandidati i kualifikuar është znj. Teodora Mehmetaj.

 

Në zbatim të nenit 25, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, pikës 12 të kreut VII të vendimit nr. 243, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar,

Njësia e Burimeve Njerëzore në Institucionin e Komisionit të Prokurimit Publik, në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurrim, njofton se për pozicionin:

  • “Specialist Redaktor Letrar”, pranë “Sektorit të Teknologjisë së Informacionit dhe Publikimit” në “Drejtorinë e Monitorimit, Shërbimeve Mbështetëse dhe Financës”, në Komisionin e Prokurimit Publik, kategoria IV-1 (një vend vakant)

 

Njofton se kandidati i kualifikuar është znj. Sibela Qesja