KOMISIONI I PROKURIMIT PUBLIK, PLANI VJETOR I PRANIMIT NË SHËRBIMIN CIVIL PËR VITIN 2025

Në zbatim të nenit 18 të ligjit nr. 152, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, “Plani vjetor i pranimit në shërbimin civil”, vendimit të Këshillit të Ministrave, nr. 108, datë 26.02.2014 “Për planin vjetor të pranimit në shërbimin civil”, vendimit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë nr. 112/2023 “Për disa ndryshime në vendimin e kuvendit nr. 65/2020 “Për miratimin e strukturës, organikës dhe kategorizimit të pozicioneve të punës të Komisionit të Prokurimit Publik”, i ndryshuar

U R D H Ë R O J:

1. Për vitin 2025, në Komisioni e Prokurimit Publik, do të rekrutohen 4 (katër) nëpunës civil në vendet vakante si më poshtë vijon:

– Në pozicionin “Drejtor” Drejtoria e Monitorimit Shërbimeve Mbështetëse dhe Financës në Komisionin e Prokurimit Publik – Kategoria: II-1, 1 (një) vend vakant me profil ne shkenca Ekonomike;

– Në pozicionin “Inspektor” në Komisionin e Prokurimit Publik – Kategoria: III-1, 2 (dy) vende vakante, me profil në Shkenca Ekonomike / Juridike / Inxhinierike;

– Në pozicionin “Specialist Jurist” në Komisionin e Prokurimit Publik – Kategoria: IV-1, 1 (një) vend vakant, me profil në Shkenca Juridike;

2. Ngarkohet Drejtoria e Monitorimit, Shërbimeve Mbështetëse dhe Financës për vazhdimin e procedurave në zbatim të këtij urdhri.

3. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.

PER ME TEPER KLIKONI NE LINKUN BASHKENGJITUR: 20250204121231855