Në zbatim të 32, të ligjit nr.152, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe të Kreut IV dhe VIII, të vendimit nr.118, të Këshillit të Ministrave datë 05.03.2014, “Për procedurat e emërimit, rekrutimit, menaxhimit dhe përfundimit të marrëdhënies në shërbim civil të nëpunësve civilë të nivelit të lartë drejtues dhe të anëtarëve të TND-së”, i ndryshuar, Njësia përgjegjëse e Zyrës së Komisionerit, njofton se u zhvilluan procedurat e testimit me shkrim dhe intervistës së strukturuar me gojë për pozicionin e punës, “Sekretar i Përgjithshëm”, pranë Zyrës së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale
Në përfundim të procedurës së konkurrimit për Kategorinë e Nivelit të Lartë Drejtues, njësia përgjegjëse njofton mbi shpalljen fitues kandidaten
Znj . Blerta Nerguti
Për sqarime të mëtejshme, mund të kontaktoni Zyrën e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, me adresë rruga “Abdi Toptani”, Nr.5, Tiranë si dhe të konsultoni faqen zyrtare në internet www.idp.al.