Njësia Përgjegjëse, pranë Zyrës së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar Kreu V – “Lëvizja paralele dhe Ngritja në detyrë”, nenit 26 si dhe të pikës 24, të Kreut III, të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.242, datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, në përfundim të afatit për pranimin e dokumentave, verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve dhe kritereve të veçanta për ngritjen në detyrë/pranim, të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, deri më 15.10.2025 njofton se për pozicionin:
- “Drejtor” 1 (një) i Drejtorisë së Çështjeve Juridke dhe Integrimit, pranë KDIMDP-së, Kategoria e pagës II-1.
Kandidati i kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit është:
- Z. Klajdi Dvorani
A. Testimi me shkrim do të zhvillohet në datën 22.10.2025 ora 11:00, në ambjentet e Zyrës së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, adresa RR “Abdi Toptani, ND.5,Tiranë ”
B. Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet pas testimit me shkrim.
- 1 ( një) “Specialist”, në Sektorin e Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë, në Drejtorinë e Çështjeve Juridike dhe Integrimit, Kategoria e pagës IV-1
Njësia Përgjegjëse, pranë Zyrës së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, në zbatim të nenit 22 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe të pikës 4, të Kreut IV, të Vendimit nr. 243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, pas përfundimit të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kërkesave të përgjithshme dhe të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, njofton se për pozicionin e shpallur deri në datën 15.10.2025,
Kandidatja e kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit, është :
- Znj. Keisi Troplini (Xhumari)
A- Testimi me shkrim do të zhvillohet në datën 22.10.2025 , ora 11.00 , në ambjentet e Zyrës së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, adresa RR’Abdi Toptani, ND.5,Tiranë”
B- Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet pas testimit me shkrim. Për datën do të njoftoheni nëpërmjet publikimit në faqen zyrtare të Zyrës së Komisionerit.