Njësia Përgjegjëse, pranë Zyrës së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar Kreu V – “Lëvizja paralele dhe Ngritja në detyrë”, nenit 26 si dhe të pikës 24, të Kreut III, të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.242, datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, në përfundim të afatit për pranimin e dokumentave si dhe verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve dhe kritereve të veçanta për ngritjen në detyrë dhe/ose pranim nga jashtë shërbimit civil, të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, deri në datën 23.05.2022, njofton se për pozicionin:
“Inspektor” 1 ( një ) në Drejtorinë e Monitorimit të Programeve të Transparencës , në Drejtorinë e Përgjithshme për të Drejtën e Informimit, pranë KDIMDP-së
Kategoria e pagës III-a
Kandidatët e kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit janë :
- Vjola Kojani (jashtë shërbimit civil)
- Ina Gjoka (jashtë shërbimit civil)
- Desara Avdulaj (jashtë shërbimit civil)