Në zbatim të nenit 25 dhe 26 të ligjit nr. 152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, Kreu V – “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 242, datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, si dhe planit vjetor të pranimit 2021, Njësia Përgjegjëse e Zyrës së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, shpall Procedurën e lëvizjes paralele, ngritjes në detyrë dhe pranim nga jashtë shërbimit civil për pozicionin:
- “Shef Sektori” 1 (një) në Sektorin e Burimeve Njerëzore dhe Marrëdhënieve me Publikun në Drejtorinë e Shërbimeve të Brendshme dhe Financës, pranë KDIMDP-së.
- 1 ( një ) – “Drejtor i Drejtorisë së Monitorimit të Programeve të Transparencës”, në Drejtorinë e Përgjithshme për të Drejtën e Informimit
- 1- “Inspektor” 1 (një) në Sektorin Rregullator, Integrimit dhe Procedurave Administrative në Drejtorinë e Çështjeve Juridike dhe Integrimit, pranë KDIMDP-së.
- “Inspektor” 1 (një), në Drejtorinë e Ankesave dhe Harmonizimit në Drejtorinë e Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, pranë KDIMDP-së
- “Inspektor” 1 (një) në Drejtorinë e Vlerësimit të Ankesave në Drejtorinë e Përgjithshme për të Drejtën e Informimit, pranë KDIMDP-së.
- “Inspektor” 2 (dy) në Drejtorinë e Monitorimit të Programeve të Trasnparencës në Drejtorinë e Përgjithshme për të Drejtën e Informimit, pranë KDIMDP-së.
- PER ME TEPER KLIKONI NE LINKUN BASHKENGJITUR FW__shpalljet