KOMISIONERI PËR TË DREJTËN E INFORMIMIT DHE MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE – SHPALLJE FITUESI

-1 (një) – “Drejtor i Drejtorisë për të Drejtën e Informimit,  pranë KDIMDP-së”

Kategoria e pagës III-B.

Njësia Përgjegjëse, pranë  Zyrës së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin  civil”, i ndryshuar Kreu V – “Lëvizja paralele dhe Ngritja në detyrë”, nenit 26 dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.242, datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në  kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese ”, i ndryshuar, Kreu V , “Lëvizja paralele brenda së njejtës kategori ” dhe “Ngritja në detyrë”,  njofton,  se në përfundim të afatit për pranimin e dokumentave dhe verifikimin paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurrim, konstaton se në përfundim të këtij afati, është  paraqitur  1 (një)  aplikante, e cila   plotëson   kushtet dhe kërkesat e veçanta për procedurën e lëvizjes paralele.

  • Elona Hoxhaj

 

Konkurrimi – intervista  me gojë do të zhvillohet në datën 05.03.2020, në orën 10.00.

Vëmendje!! Duke filluar pas datës 10 mars  2020, në rast se ky pozicion nuk do të plotësohet, do të njoftohen nëpërmjet faqes së KDIMDP-së, të gjithë kandidatët që kanë aplikuar për procedurën e ngritjes në detyrë, në lidhje me listën e kandidatëve që kanë plotësuar kriteret për të vazhduar fazën e dytë të vlerësimit  datën dhe vendin ku do të zhvillohet konkurrimi.