Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Rezultatet e Verifikimit Paraprak

Njësia Përgjegjëse, pranë Zyrës së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin  civil”, i ndryshuar Kreu V – “Lëvizja paralele dhe Ngritja në detyrë”, nenit 26   si dhe të pikës 24, të Kreut III, të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.242, datë 18.03.2015   “Për plotësimin e vendeve të lira në  kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar,  në përfundim të afatit për pranimin e dokumentave si dhe  verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve dhe kritereve të veçanta për ngritjen në detyrë dhe/ose pranim nga jashtë shërbimit civil,  të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, deri me 15.11.2024,    njofton   se për pozicionin:

 

  • “Inspektor IT” 1 (një) në  Drejtorinë e Monitorimit të Programeve të Transparencës,  në Drejtorinë e Përgjithshme për të Drejtën e Informimit, pranë KDIMDP-së

 

Kategoria e pagës III-1.

 

Kandidatja  e kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit është:

 

  • Bora Tafa    (ngritje në detyrë/pranim)

 

a.Testimi me shkrim do të zhvillohet në datën 26.11.2024, ora 11:00, në ambjentet e Zyrës së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, adresa RR’Abdi Toptani, ND.5, Tiranë”

b. Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet pas testimit me shkrim. Për datën do të njoftoheni nëpërmjet publikimit në faqen zyrtare të Zyrës së Komisionerit.

Vëmendje: Në rast të ndryshimit të datës së testimit me shkrim,  do të njoftoheni nëpërmjet faqes zyrtare,  por edhe elektronikisht në  emailin personal, të konfirmuar në dokumentacionin e dorëzuar.