– 1 ( një) “Specialist IT”, në Drejtorinë e Shërbimeve të Brendshme dhe Financës
Kategoria e pagës III-b.
Njësia Përgjegjëse, pranë Zyrës së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar si dhe të Kreut IV, të Vendimit nr. 243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, për pozicionin e mësipërm njofton përfundimin e procedurës pa fitues
Për këtë arsye kalohet kjo procedurë mbyllet për tu rishpallur përsëri
- 1 ( një) “Specialist”, në Sektorin e Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë, në Drejtorinë e Çështjeve Juridike dhe Integrimit
Kategoria e pagës III-B.
Njësia Përgjegjëse, pranë Zyrës së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, në zbatim të nenit 22 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe të pikës 4, të Kreut IV, të Vendimit nr. 243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, pas përfundimit të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kërkesave të përgjithshme dhe të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, njofton se për pozicionin e shpallur deri në datën 30.06.2021, është paraqitur një kandidaturë
Kandidatja e kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit, është :
Znj. Alketa Kurpalaj
- Testimi me shkrimi do të zhvillohet në datën 09.07.2021, ora 09:00, në ambjentet e Zyrës së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, adresa RR’Abdi Toptani, ND.5,Tiranë”
- Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet pas testimit me shkrim. Për datën do të njoftoheni nëpërmjet publikimit në faqen zyrtare të Zyrës së Komisionerit.
Vëmendje: Në rast të ndryshimit të datës së testimit me shkrim, do të njoftoheni nëpërmjet faqes zyrtare, por edhe elektronikisht në emailin personal, të konfirmuar në dokumentacionin e dorëzuar .
- -“Inspektor” 1 ( një) në Drejtorinë e Vlerësimit të Ankesave dhe Harmonizimit , pranë KDIMDP-së
Kategoria e pagës III-a.
Në zbatim të nenit 26 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe të Kreut III, të Vendimit nr. 242, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, Njësia Përgjegjëse e Zyrës së Komisionerit, në përfundim të procedurës së ngritjes në detyrë/pranim nga jashtë shërbimit civil, njofton se kandidati fitues është
- Ueda Harizi
- -“Inspektor” 3 (tre), në Drejtorinë e Hetimit Sektorial dhe Sigurisë së të Dhënave , në Drejtorinë e Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave personale, pranë KDIMDP-së
Kategoria e pagës III-a.
Në zbatim të nenit 26 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe të Kreut III, të Vendimit nr. 242, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, Njesia Pergjegjese e Zyres se Komisionerit, në përfundim të procedurës së ngritjes në detyrë/pranim nga jashtë shërbimit civil njofton se kandidate fitues janë
- Alda Maksuti
- Dejvis Habibasi
- Rigers Bodurri
-
- -“Inspektor” 1 ( një) në Drejtorinë e Monitorimit të Programeve të Trasnparencës në Drejtorinë e Përgjithshme për të Drejtën e Informimit, pranë KDIMDP-së
Kategoria e pagës III-a.
Njësia Përgjegjëse, pranë Zyrës së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar si dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.242, datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, për pozicionin e mësipërm njofton përfundimin e procedurës pa fitues
Për këtë arsye kjo procedurë mbyllet për tu rishpallur përsëri
-
- -“Inspektor” 1 ( një) në Drejtorinë e Vlerësimit të Ankesave, në Drejtorinë e Përgjithshme për të Drejtën e Informimit, pranë KDIMDP-së
Kategoria e pagës III-a.
Njësia Përgjegjëse, pranë Zyrës së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar si dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.242, datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, për pozicionin e mësipërm njofton përfundimin e procedurës pa fitues
Për këtë arsye kjo procedurë mbyllet për tu rishpallur përsëri