Në zbatim të nenit 25, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të Kreut VII, të
Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele,
periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, të ndryshuar, Njësia e Menaxhimit të
Burimeve Njerëzore në Institucionin e Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, në përfundim
të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave
të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurrim, njofton se për pozicionin e mësipërm nuk ka
kandidatura të përzgjedhura.
Për sa më sipër njoftojmë kandidatët se pozicioni është i hapur për procedurën e pranimit në shërbimin
civil.