- Drejtor në Drejtorinë e Financave dhe Shërbimeve Mbështetëse
Në zbatim të nenit 26, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe Kreut II, të
Vendimit Nr. 242, datë 18.03.2015, “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të
mesme drejtuese”, i ndryshuar, të Këshillit të Ministrave,
Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në institucionin e Komisionerit për Mbikëqyrjen e
Shërbimit Civil, në përfundim të verifikimit të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes
paralele dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurrim, njofton se:
kandidati i kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të vlerësimit është:
1. Znj. Mimoza Zeneli
Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet në datën 23.02.2026, ora 12:00, në ambjentet e
Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil.