KËSHILLI I QARKUT VLORË, REZULTATET E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Në bazë të Ligjit Nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, VKM – së Nr. 242, datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese” i ndryshuar si dhe shpalljes Nr. 39 Prot, datë 08.01.2024 për lëvizjen paralele dhe ngritjen në detyrë në kategorinë e ulët drejtuese për pozicionin “Përgjegjës i Sektorit të Urbanistikës, Zhvillimit të Territorit, Burimeve Njerëzore, Arsimit, Kulturës, Turizmit dhe Çështjeve Sociale”, Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në institucionin e Këshillit të Qarkut Vlorë pas përfundimit të verifikimit paraprak për procedurën e ngritjes në detyrë, Ju bën me dije se:

– Për pozicionin “Përgjegjës i Sektorit të Urbanistikës, Zhvillimit të Territorit, Burimeve Njerëzore, Arsimit, Kulturës, Turizmit dhe Çështjeve Sociale”, kandidati i kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit është znj. Rudina Hitaj.

Vlerësimi me shkrim do të zhvillohet më datë 11.03.2024, ora 11:00, kurse intervista e strukturuar me gojë do të kryhet më datë 13.03.2024, ora 11:00.