Institucioni i Këshillit të Qarkut Korçë, në zbatim të Kreut IV të ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të VKM nr. 243, datë 18.03.2015, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, ka përfunduar procedurën e verifikimit paraprak të kandidatëve për përmbushjen e kushteve të pranimit në shërbimin civil dhe të kërkesave të veçanta të shpallura në procedurën e konkurrimit, për pozicionin: Specialist Jurist në Sektorin Juridik, Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve. Verifikimi paraprak rezulton me kandidatë të vlefshëm për konkurrim. Procedura e konkurrimit do të vijojë me fazën e vlerësimit me shkrim, vlerësimit të dokumentacionit të dorëzuar dhe intervistës së strukturuar me gojë. Kandidatët të cilët plotësojnë kërkesat e përgjithshme sipas nenit 21 të ligjit 152/2013 për pranimin në shërbimin civil dhe kërkesat e posaçme të shpallura janë:
-
Znj. Kristina Zaçellari
-
Znj. Mirela Shkurti
-
Znj. Sara Rogoshti
Vlerësimi do të zhvillohet në ambientet e institucionit të Këshillit të Qarkut Korçë, datë 06 Nëntor 2025, ora 11:00.