KËSHILLI I QARKUT KORÇË, SHPALLJE FITUESI

Në zbatim të Kreut IV të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 243, datë 18.03.2015, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” i ndryshuar, Njësia Përgjegjëse në Institucionin e Këshillit të Qarkut Korçë, në përfundim të procedurës për plotësimin e vendeve të lira në shërbimin civil, njofton se  kandidati fitues për pozicionin e shpallur, Specialist Inxhinier në Sektorin e Projekteve të Zhvillimit dhe Çështjeve Sociale”. Lloji i diplomës: të nivelit “Master Shkencor” apo “Master profesional” të përfituar në fund të studimeve të ciklit të dytë me 120 kredite dhe me kohëzgjatje normale 2 vite akademike në Inxhinieri Ndërtimi edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë, është:
  • Z. Nikolla Boshka, vlerësuar në total me 80.2 (tetëdhjetë pikë dy) pikë.