KËSHILLI I QARKUT KORÇË, REZULTATET E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Në zbatim të nenit 26, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të Kreut II, të Vendimit Nr. 242, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, “Për plotësimin e vendeve të Lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese” i ndryshuar.

  • Drejtor në Drejtorinë e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës Korçë

Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në Institucionin e Këshillit të Qarkut Korçë në përfundim të fazës të verifikimit paraprak, për përmbushjen e kushteve të ngritjes në detyrë dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurim, njofton se për pozicionin e mësipërm nuk ka aplikantë.

Për sa më sipër njoftojmë mbylljen e procedurës për ngritjen në detyrë, e cila do të rishpallet sërisht.