KËSHILLI I QARKUT ELBASAN, VERIFIKIM PARAPRAK

Në zbatim të nenit 25, të Ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar; të Kreut II, pika 13, të VKM. Nr. 242, datë 18.03.2015 “Per plotesimin e vendeve të lira në kategorine e ulët dhe të mesme drejtuese” Njësia e Burimeve Njerëzore, në përfundim të afatit të pranimit te dokumentave për proçeduren e levizjes paralele, ju njfton se për pozicionin ;

 

  1. Përgjegjës i Zyrës së Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës-Gramsh, në Drejtorinë e

Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës, pranë Këshillit të Qarkut Elbasan. Klasa e pagës III-2

Nuk ka aplikuar asnjë kandidatë.

Në keto kushte mbyllet proceduara e levizjes paralele dhe vazhdon proçedura e ngritjes ne detyrë/ pranim nga jashtë shërbimit civil.

Duke filluar nga data 28.08.2026, Njësia e Burimeve Njerëzore do të njoftojë nëpërmjet faqes zyrtare të institucionit, ww.qarkuelbasan.gov.al dhe portalit “Agjensia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive» listën e kandidatëve, që plotesojnë kushtet dhe kriteret e vecanta për procedurën e ngritjes në detyrë/pranim nga jashtë shërbimit civil; vendin, datën dhe orën ku do të zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista me gojë.