Në zbatim të nenit 26 “Plotësimi i vendeve të lira në kategorinë e ulët apo të mesme drejtuese”, të Ligjit Nr.152/2013 datë 30.05.2013 “Për Nëpunësin Civil” i ndryshuar; Drejtoria e Financë/Menaxhimit të Burimeve Njerëzore, pas përfundimit të afatit të dorëzimit të dokumentacionit nga kandidatët, të cilët konkurojnë për proçedurën pranim në shërbimin civil në pozicionin; Përgjegjës i Zyrës së Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës-Gramsh, në Drejtorinë e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës, pranë Këshillit të Qarkut Elbasan, ju bënë me dije se: kandidati i cili plotëson kërkesat e përgjithshme dhe të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim dhe që kualifikohet për të vazhduar fazën e dytë të konkurimit është;
- Z. Aranit Çela.
Testimi me shkrim do të zhvillohet më datë 18.06.2026, ora 11.00 në ambjentet e Këshillit të Qarkut Elbasan.
Nëqoftë se kandidati kualifikohet për fazën e testimit me shkrim, ai vahdon fazën tjetër të konkurimit, intervistën e strukturuar me gojë, e cila do të zhvillohet më datë 19.06.2026, ora 11.00 në ambjentet e Këshillit të Qarkut Elbasan.